
Ndërtimi i platformës folezuese për dallëndyshjen e zakonshme të detit (Sterna hirundo)
Aktivistet e shoqatës sonë kanë ndërmarrë një serë aksionesh dhe veprimtarish me qëllim kufizimin e faktorëve që çojnë në degradimin e habitateve dhe ekosistemeve.
Mision po i rendësishëm është dhe rehabilitimi i habitateve të degraduara dhe krijimi i kushteve të favorshme për speciet e rrezikuara. Për përmbushjen e ketyre objektivave, aktiviste të shoqatës sonë kanë ndërmarre masa për:
- Evidentimin e habitateve me shkallë më të lartë degradimi dhe nevojë për rigjenerim;
- Përditësimin e të dhënave dhe analizimin e faktorëve kërcenues për habitatet dhe ekosistemet të degraduara;
- Hartimin e planeve specifike të rehabilitimit dhe zbatimi i tyre;
- Publikimin dhe ndarjen e informacionit me strukturat përgjegjese dhe palët e interesit.